A e dini se në Eurovizion 2018 do të ketë pjesëmarrës dy këngëtarë shqiptarë.
Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Fureira do të përfaqësojë Qipron.
Fureira u shpall sivjet mbretëresha e POP-it në Greqi, falë arritjeve të shumta në sferën e kësaj muzike.
Këngëtarja e famshme qipriote, Eva Kiriaku, njëkohësisht e dashura e kryetarit të ElAM (Agimi i artë në Qipro), ka komentuar ne TV One se “do ishte mire që Fureira të përfaqësonte atdheun e saj, Shqipërinë”
Por çfarë ka dashur të thotë këngëtarja qipriote me këtë deklaratë: “Mendoj se Eleni Fureira do ishte mirë sikur të prezantonte shtetin e saj këtë vit në Eurovizion, por i uroj asaj më të mirën”.
Pyetjes nëse kur fliste për shtetin nënkuptonte Shqipërinë apo Greqinë, ajo u përgjigj: “Shqipërinë. Ajo është nga ai shtet. Por meqë konkuron për Qipron i uroj asaj shumë suksese”.