“DUAJENI TRUPIN SIÇ ËSHTË”/ Historia e gruas që hoqi dorë nga depilimi pas një… – AlpeGossip
“DUAJENI TRUPIN SIÇ ËSHTË”/ Historia e gruas që hoqi dorë nga depilimi pas një…

“DUAJENI TRUPIN SIÇ ËSHTË”/ Historia e gruas që hoqi dorë nga depilimi pas një…

“Më kujtohet qartë dita kur vura re qimet në këmbët e mia për herë të parë. Isha në mes të klasës së shtatë dhe pasi bëra një dush, nën dritën e zbehtë të tualetit, pashë ato, qimet e para ngjyrë kafe që po rriteshin në këmbët e mia. I thirra nënës sime në dhomën tjetër: Duhet të depilohem! Ajo doli dhe bleu një nga ato kremrat që përdoren për heqjen e qimeve, duke menduar se do të ishte më e lehtë përdorimi i tyre se sa depilimi me brisk.

Kremi më dha një ndjesi djegie, duke më detyruar të ndalem shpejt. Pashë qimet që më kishin mbetur dhe ndieva neveri. Që atëherë, ideja se kisha nevojë për të hequr çdo qime të padëshiruar në trupin tim, më mbeti konstante gjatë jetës sime. Depilimi në mënyrë të përkryer ishte diçka që e mbaja nën kontroll çdo ditë. Nëse vija re se një qime më ishte rritur edhe në kyçin e këmbës, më shqetësonte më shumë se sa mund ta mendoni.

Vazhdova të depilohesha vazhdimisht, nëse jo çdo ditë, sa herë që mundesha. Kur isha 19 vjeç fillova universitetin në Firence, Itali. Një të premte në mbrëmje, u dogja padashje, duke nxituar për të përfunduar një detyrë. Nuk më kujtohet pse, por kisha vënë ujë të valë për makarona në një tenxhere, dhe salcën në një tigan tjetër dhe vendosa të ndizja furrat e zjarrit në të njëjtën kohë. Padashje uji i valë më ra në këmbën time të djathtë, duke më djegur.

Ishte e pamundur ta ndaloja dhe hoqa pantallonat, ndërsa dhimbja ishte shumë e madhe. Me siguri do të habiteni por ditën tjetër u nisa me një fluturim në mëngjes herët në Barcelonë. Bleva medikamente për dhimbjen në një farmaci lokale dhe kalova fundjavën në Barcelonë.

Bëra disa vizita në disa parqe, eca përgjatë plazhit  dhe vazhdova jetën si normalisht. Në fillim djegia dukej e vogël, por pas disa ditësh dhimbja fillonte të rritej. Nuk shkelja dot plotësisht në këmbë dhe nuk vishja dot më as pantallona. Deri në kohën kur u ktheva në Firence të hënën në darkë, këmbët e mia u mbushën me njolla të errëta dhe m’u hapën si plagë.

Në këto momente bëra si e përgjegjshme dhe shkova tek mjeku. Ai më dha një fashë të madhe dhe më lidhi gjysmën e këmbës sime të djathtë. Nuk mund të lagia këmbën dhe nuk mund të vishja pantallona.  (Kjo ndodhi në fund të janarit, ndërkohë që kisha shumë ftohtë dhe Firence në këtë kohë nuk është aq e ngrohtë).

Ndërsa dushi ishte një stres më vete, e gjitha kjo s’ishte asgjë me momentin kur pashë qime sërish në këmbën time. E di se duhet të isha më e përqendruar tek plaga në këmbë, që i bënte gjithë njerëzit të më pyesnin, por prania e qimeve në këmbë më bënte të ndihesha e papastër dhe e çrregullt , si ditën e parë kur e vura re.

Për javën e parë, unë depilova vetëm këmbën e majtë, por shpejt e kuptova se s’kishte asnjë vlerë, për sa kohë që në këmbën e djathtë qimet ishin si pyll. Siç ndodh me çdo zakon, sa më gjatë që nuk po e përsërisja këtë, aq më e zakonshme po më bëhej. Në mars shkova në Budapest dhe vizituam banjot turke.

Në publik, me një kostum banje, nuk ndihesha aspak rehat. Por megjithatë, ndihesha e çliruar nga standardet që kisha mbajtur për trupin tim. Nuk doja të humbisja ndjesinë e mirë për të shijuar banjot turke vetëm se kisha një të djegur në këmbë apo vetëm se kisha qime në to.  U detyrova të lija nevojën për të kontrolluar çdo qime në trup. Ishte e vështirë, por nuk mund të lejoja që kjo gjë të më kufizonte.

Nuk ka absolutisht asgjë të keqe nëse lini qimet e këmbëve të rriten, nëse kjo është ajo që dëshironi të bëni. Madje sipas Vox, depilimi nuk ka qenë aspak zakon për gratë deri në vitet 1950, kur reklamat filluan të ushtrojnë presion ndaj grave për ta bërë këtë. Pas kësaj fillova të bëja shaka me njerëzit, se isha duke jetuar në një ishull të shkretë dhe se këmbët duhet t’i mbaja të padepiluara.

Kaluan katër muaj deri sa erdhi koha që të kthehesha në shtëpi në Nju Jork. Dhe sinqerisht deri atëherë harroja se qimet më rriteshin. Edhe pse moti u ngroh dhe më duhej t’i shihja më shpesh qimet në trup, fillova të ndërgjegjësohesha dhe të mos e mendoja më si problem. Mjeku i familjes më pa këmbën dhe tha se kisha pësuar një djegie të shkallës së dytë dhe kisha ende nevojë për të shmangur depilimin e këmbës. Tani vazhdoj akoma të depilohem por dallimi është se nuk kam më fiksime për të pasur çdo pjesë të lëkurës të pastruar.