ÇIFTET TREGOJNË EKSPERIENCAT/ Gjëja më e çuditshme që mora vesh për partnerin pas martese – AlpeGossip
ÇIFTET TREGOJNË EKSPERIENCAT/ Gjëja më e çuditshme që mora vesh për partnerin pas martese

ÇIFTET TREGOJNË EKSPERIENCAT/ Gjëja më e çuditshme që mora vesh për partnerin pas martese

1. Unë dhe bashkëshorti im ishim shokë për 16 vjet para se të lidheshim dhe të martoheshim. Kur u martuam mora vesh që ai fle i veshur. Jo me pizhama. Me xhinse, këmishë dhe këpucë.

2. Gruaja ime urinon në dush, kur unë jam në dush me të.

3. Ai fle me peceta në vesh sepse mendon se i kullojnë dyll gjatë natës. S’kam parë kurrë dyll.

4. Mora vesh që gruaja ime ka frikë nga errësira. Nëse është vetëm në shtëpi, duhet të mbajë patjetër një dritë ndezur. Nëse duhet të ecë në një korridor të errët, duhet ta shoqëroj unë.

5. Shfryn hundët në peshqir dhe pastaj atë peshqir e përdor për t’u tharë. Kur mbaron punë e var.

6. Gruaja ime lan dhëmbët pastaj urinon. Pastaj vjen në krevat, flasim për 20 minuta, pastaj urinon prapë. Flasim për 5 minuta të tjera, unë i kthej kurrizin. Dëgjoj që po urinon prapë. Ky cikël përsëritet deri kur e zë gjumi. Hera e fundit që shkoi në banjë ishte para 5 minutash. Gjithmonë.

7. Im shoq nuk pushon kurrë së foluri. Edhe nëse nuk po flet me mua, flet me vete. Bisedon gjerë e gjatë me veten në dush. Ndalon videot në YouTube që t’i komentojë me vete. Pushon së foluri vetëm kur fle dhe edhe kur fle gërrhet.

8. Mesa duket, gruaja ime nuk kryen nevoja personale. Jemi bashkë prej 15 vitesh dhe s’e kam kapur një herë të vetme në banjë. Është e çuditshme.

9. Ajo ecën nëpër shtëpi me një çorape veshur, një çorape zhveshur.

10. Këpucë. Ajo lë këpucë në kuzhinë, në korridor. Këpucë në banjë, këpucë në banjën tjetër, këpucë nën tavolinë, këpucë nën tavolinën e mesit, këpucë anash krevatit, këpucë mbi krevat. Këpucë.

Përshtatur nga BuzzFeed