TRADHTONTE BURRIN ME KUNATIN/ Videot intime u bënë virale ditën e dasmës - AlpeGossip
TRADHTONTE BURRIN ME KUNATIN/ Videot intime u bënë virale ditën e dasmës

TRADHTONTE BURRIN ME KUNATIN/ Videot intime u bënë virale ditën e dasmës

Ajo që mund të konsiderohet si dita më e veçantë në jetë u kthye në një nga ditët më të tmerrshme për një çiftit të sapomartuarish.

Gjatë festës, protagonist u bë një nga të ftuarit i cili kishte siguruar një video, ku shikohej gruaja e sapomartuar duke kryer marrëdhënie seksuale me burrin e motrës së saj e cila ishte shtatzënë.

Kaseta ishte pothuajse 5 minutëshe dhe ajo u vendos në një ekran të madh gjatë ceremonisë martesore, ishte menduar paraprakisht një gjë e tillë me qëllim për të poshtëruar “gruan tradhtare”.

Ngjarja ndodhi në provincën Fuajin në Kinën juglindore. Video u bë menjëherë virale dhe shkaktoi shumë reagime në rrjet, disa prej tyre mendonin se video është reale dhe në drejtim të gruas vërshuan një mori komentesh negative, ndërsa disa të tjerë mendonin se klipet janë përdorur si marifet marketingu për të tërhequr sa më shumë shikues.

Video e publikuar po bën xhiron e botës, në të shihet çifti i cili ishin vendosur pranë njëri tjetrit dhe po shikonin në praninë e familjarëve dhe miqve filmimet e videos. Në momentin e fundit të filmimeve burri i thotë gruas së tij “A mendove se nuk e dija?”, ndërsa gruaja u kundërpërgjigj duke hedhur buqetën e luleve që mbante në dorë në drejtim të partnerit të saj.

Ngjarja u raportua menjëherë nga mediat më të madhe në Kinë si Sina, Apple Daily nga Hong Kong dhe Ettoday nga Tajvani./tch/