“PUTHJA E ASHENSORIT”/ Gent Zenelaj zbulon a është kapur “mat” nga fëmijët gjatë intimitetit: Dhomën e kemi… – AlpeGossip
“PUTHJA E ASHENSORIT”/ Gent Zenelaj zbulon a është kapur “mat” nga fëmijët gjatë intimitetit: Dhomën e kemi…

“PUTHJA E ASHENSORIT”/ Gent Zenelaj zbulon a është kapur “mat” nga fëmijët gjatë intimitetit: Dhomën e kemi…

Ditën e sotme në emisionin “Wake Up” u diskutua tema për intimitetin e një çifti me fëmijë. Në studio për të folur rreth kësaj teme ishte aktori i njohur, Gent Zenelaj.

Ai tregoi se e puth bashkëshorten e tij gjithmonë në mëngjes në ashensor, para se të shpërndahen nëpër punët e tyre. Këtë gjë e bën dhe para syve të fëmijëve, ku shpesh herë bëjnë reagime mospëlqyese.

Pjesë nga intervista:

Blendi Salaj: Keni dhomë me çelës?

Gent Zenelaj: Dhomën e kemi me çelës, por nuk është çelësi pengesa. Për të gjetur këtë intimitet duhet dhe pak luhatje, duhet ta kuptosh se si është energjia e gjithë shtëpisë, si po qarkullohet e gjithë gjëja.

Enxhi Nasufi: O Gent po të kanë zënë ndonjëherë mat fëmijët?

Gent Zenelaj: Të them të drejtën jo sepse kujdesemi shumë (qesh)