MODERON NË ITALI/ Flet Arjola Shehu: E lumtur që iu besua një shqiptareje – AlpeGossip
MODERON NË ITALI/ Flet Arjola Shehu: E lumtur që iu besua një shqiptareje

MODERON NË ITALI/ Flet Arjola Shehu: E lumtur që iu besua një shqiptareje

Siç u njoftua ditë më parë, Arjola Shehu ndodhet në Itali për të marrë pjesë në projektin “Tipicita”, ku do të prezantojë në krah të gazetarit Marco Ardemagni. Por disa foto në studiot “Rai-t” ngritën dyshimet se për moderatoren shqiptare janë hapurt dyert edhe në televizionin e shtetit fqinj. E kontaktuar nga revista “Anabel.al”, Ajola sqaroi se nuk ka filluar punë në televizionin italian por thjesht ishte e ftuar për të vizituar studiot.

“Më vjen mirë që më kontaktoni. Unë isha vetëm për vizitë në Rai dhe nuk kam filluar punë aty. Isha në studiot e tyre për t’u njohur me ambjentet dhe formën sesi punohet në Rai, një ftesë që më erdhi nga miku im gazetar, Marco Ardemagni. Unë erdha për të prezantuar një anteprima tek Tipicità, një organizim italian, i cili do të mbahet më 9, 10 dhe 11 mars në Fermo të Italisë. Edhe ai do të prezantohet nga unë dhe Marco. Ky organizim është tërësisht italian dhe jam shumë e lumtur që iu besua edhe një shqiptareje.” – tha Ajola Shehu.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë aspak se Ajola nuk aspiron të ngjisë shkallët e karrierës edhe në Itali.

“E hapur [për një karrierë në televizionet italiane] patjetër që jam, por momentalisht ky është projekti që kam në dorë. Nuk dua të tregoj shumë për planet e tjera pasi këto kohë jam bërë pak supersticioze”, – tha moderatorja.

“Tipicità Festival” është një projekt italian, që ka në qëndër ushqimin, turizmin, produktet organike si dhe biodiversitetin.