Rastësia e këndshme ka bërë që Luana Vjollca dhe Ronela Hajati të festojnë datëlindjet në të njëjtën ditë, më 2 shtator. Zakonisht, të gjithë personat e shenjës së Virgjëreshës, e duan datën e tyre të lindjes dhe nuk e kanë aspak problem që të festojnë pafund.
Me një fetsë private, por plot magji, Luana Vjollca “pushtoi” rrjetet sociale me foto dhe videot nga ditëlindja e saj. Moderatorja bukuroshe zgjodhi të fesonte buzë detit, me rrethin e saj më të afërt duke kërcyer deri në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë që Ronela zgjodhi që atë ditë ta kalonte në qetësi dhe festën e vërtetë ta bënte mbrëmjen e djeshme. Këngëtarja zgjodhi që të festonte “ndryshimin e prefiksit” në një festë me personat më të afërt për të, duke u argëtuar dhe kërcyer buzë pishinës.
Por ajo që na ta tërhoqi vëmendjen ne të “News31.al” është një detaj tjetër i përbashkët mes vajzave. Në postimet e bëra në Instagram, ku kanë publikuar fotot dhe videot gjatë festës, të dyja vajzat kanë zgjedhur të njëjtin përshkrim.
Pesë ditë më parë, teksa ndau emocionet e bukura të ditës së saj më speciale, Luana shkroi se mbrëmja ishte një ëndërr.
Ndërkohë që të njëjtat emocione, duket se ka kaluar edhe Ronela, por zgjodhi që ti transmetonte në anglisht.
Mesa duket, krahas rastësisë së datës së lindjes, vajzat kanë pasur edhe të njëjtin mendim se çfarë do të shkruanin në Instagram për të përshkruar festën e datëlindjes së tyre.