“SHUMË E VËSHTIRË"/ Stefi Prifti flet për largimin e vajzës pas dasmës - AlpeGossip
“SHUMË E VËSHTIRË”/ Stefi Prifti flet për largimin e vajzës pas dasmës

“SHUMË E VËSHTIRË”/ Stefi Prifti flet për largimin e vajzës pas dasmës

Ditën e sotme Endri dhe Stefi Prifti prezantuan këngën e tyre pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”, një këngë me një mesazh të fuqishëm, që trajtonte largimin masiv të të rinjve nga atdheu.

Përpara performancës, Ardit Gjebrea e pyeti Stefin: “Si ndihet zemra e një babai kur ikën vajza?”.

Stefi u shpreh se për të është e vështirë shumë. “Për ne është pak më e vështirë, Maria është duke bërë një specializim master dhe e kam këtu për pak kohë”, u përgjigj Stefi.

Ndërsa Endri tha se ata që kanë djem si ai vuajnë më shumë. Vëllezërit kanë një lidhje shumë të ngushtë me fëmijët e tyre të cilët gjithashtu janë pjesë e artit.