“PO BËNTE MANOVRA TË RREZIKSHME”/ Reperi i njohur përplas dy “BMW X5” në autostradën Tiranë-Durrës – AlpeGossip
“PO BËNTE MANOVRA TË RREZIKSHME”/ Reperi i njohur përplas dy “BMW X5” në autostradën Tiranë-Durrës

“PO BËNTE MANOVRA TË RREZIKSHME”/ Reperi i njohur përplas dy “BMW X5” në autostradën Tiranë-Durrës

Reperi i njohur shqiptar, Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa reperi, i cili drejtonte një automjet tip “BMW X5”, me ngjyrë të bardhë.

Një qytetar ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku jep dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas mesazhdërguesit, reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5.

Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit.

“Prsh joq ky reperi tirones Finem, aksident ne autastraden Tirane durres. Me duket se nje pasagjer shoku i tij i shendoshe pak i tronditur kurse ai Finemi, Iku Direkt😂 Ai finemi duke be manovra,u ngul. Ai i ra makinave dhe ato u demtuan te treja. Tre x5, e bardh e kuqe dhe nje kafe.”

Reperi Finem njihet për disa hite të suksesshme në tregun muzikor shqiptar, si “Benzi” apo “K.P.T”.