Dy ditë më parë, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha festoi 26 vjetorin e saj. Bukuroshja këtë vit kishte zgjedhur të festonte në Paris me mikeshat e saj nga ku ka postuar plot foto e video tëbukura.
Ndërmjet postimeve të saj ne gjithashtu mundëm dhe të shihnim veshjet e saja të bukura dhe tepër moderne. Fillimisht veshur me një fustan të shëndritshëm, me gura që xixëllonte, Lori dukej me e bukur se kurrë. Fustani tjetër i saj i përkiste marës ”Area” dhe ishte i shkurtër, i ngushtë dhe me dekolte të hapur.
Këtë fustan Lori kishte preferuar ta shoqëronte me një palë taka të larta elegante dhe me vathë të mëdhenj që binin shumë në sy. Me një kërkim të thjeshtë mundëm të gjenim fustanin dhe çmimin e tij.
Si gjithmonë Lori njihet për veshjet e saja të bukura dhe tepër të zgjedhura mirë. Dhe pse ka raste që tregohet modeste me çmimet e veshjeve, në këtë rast ishte e ditur që nuk do të zgjidhte të ishte ”e lirë”.
Fustani që ajo mban veshur ka kushtuar 1162$ dhe kaq mjafton për të kuptuar se sa shumëe vlerëson blogerja këtë ditë të veçantë. /AlpeGossip.al