“KE QEJF TË MARTOHESH ME SHQIPTARE APO KOSOVARE?” Ja si u përgjigjet Bearti ndjekësve dhe jep mesazhin: Të gjithë… – AlpeGossip
“KE QEJF TË MARTOHESH ME SHQIPTARE APO KOSOVARE?” Ja si u përgjigjet Bearti ndjekësve dhe jep mesazhin: Të gjithë…

“KE QEJF TË MARTOHESH ME SHQIPTARE APO KOSOVARE?” Ja si u përgjigjet Bearti ndjekësve dhe jep mesazhin: Të gjithë…

Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit në mediat rozë. I pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që ata të dy po i drejtonin njëri-tjetrit në rrjete sociale.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Më pas Tea zbuloi gjithçka për ndarjen përmes një interviste. Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e tepruar dhe pasiguritë e Beartit. Tea tregoi se ai e ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranoi se ka bërë gabim.

I menjëhershëm ishte më pas edhe reagimi i Beartit. Ai pranoi se ka qenë xheloz dhe i pasigurt për shkak të vetë gabimeve që ka bërë Tea gjatë lidhjes së tyre. Ai u shpreh se Teas i ka interesuar gjithmonë vëmendja e publikut dhe se nuk ka dashur të flasë për të mos e njollosur.

Së fundmi, ai ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instagram ku i janë drejtuar pyetje në lidhje me tema të ndryshme.

“A je në ndonjë lidhje tjetër?” e ka pyetur një ndjekës ish-konkurrentin dhe ai i është përgjigjur prerë që Jo.

Ndërkohë, ndjekësit nuk kanë ngurruar që ta pyesin se si e sheh njeriun me të cilin do të martohet në të ardhmen.

“A ke qef të martohesh përfundimisht me shqiptare apo kosovare? Më kthe përgjigje”, i ka shkruar ndjekësi/ja në formë lutjeje.

“S’kam dashur që të përgjigjem fare, po aq shumë herë ma keni bërë këtë pyetje që s’po mundem ta tejkaloj më. E para çfarë rëndësie ka shqiptare/kosovare. Në fund të gjithë shqiptarë jemi. S’di pse kaq shumë “urrejtje” se kam parë edhe në komente “Ju shqiptarët, ju kosovarët..” Turp.

Përsa i përket pyetjes unë kam shprehur se nëse dikush më pëlqen s’ka rëndësi nëse është shqiptare, kosovare a gabele. Më falni që u shpreha kështu, por duhet të kuptoni se të gjithë jemi shqiptarë dhe kemi luftuar për të njëjtin flamur dhe ne”, i është përgjigjur Bearti.