“BLI NJË PALË SHAPKA TË REJA, SE NGELE…”/ Luana Vjollca i kthehet ndjekëses: Pse të harxhoj… – AlpeGossip
“BLI NJË PALË SHAPKA TË REJA, SE NGELE…”/ Luana Vjollca i kthehet ndjekëses: Pse të harxhoj…

“BLI NJË PALË SHAPKA TË REJA, SE NGELE…”/ Luana Vjollca i kthehet ndjekëses: Pse të harxhoj…

Pasi bëri një festë të madhe me rastin e 30-vjetorit të lindjes, Luana Vjollca, u nis menjëherë drejt vendit turistik, Mykonos. Moderatorja e dashur për publikun ka disa ditë që ndodhet në Greqi, nga nuk ka ngurruar që të postojë foto apo video në rrjetet sociale.

E siç ndodh zakonisht, imazhet e saj u pëlqyen shumë nga ndjekësit, të cilët i bënë komplimente pafund. Por sigurisht kishte edhe nga ata që nuk përtonin që të linin një koment negativ.

Në një fotografi të publikuar në “Instagram”, Luana shfaqet me një palë shapka “Philipp Plein”.

“Bli një palë shapka të reja, se ngele me ato”, Luana

Ndërkohë një nga ndjekëset ka shkruar në foton ku Luana ka pozuar para dyqanit të markës luksoze “Louis Vuitton”:

“Mundet edhe të futesh tek dyqani L.V. të blesh një palë shapka të reja, se ngele me ato PHP.”

Duket se ky koment nuk i ka shpëtuar moderatores, e cila ka zgjedhur që t’i përgjigjet dhe madje t’i japë dhe një mesazh mjaft me vlerë.

“Pse të harxhoj lekë kot kur këto e kryejnë ende funksionin e tyre?”, i është përgjigjur Luana.

“Bli një palë shapka të reja, se ngele me ato”, Luana