Pasditen e djeshme në “Përputhen” u transmetua takimi i Tolës me Redin, i cili shkaktoi shumë debate në studio.
Njëri ndër konkurrentët, Denzeli u shpreh se Tola është dominuese ndaj Redit, aq sa do e rrihte po ta kishte në shtrat. Ndërsa për Redin, ai tha se i duket një djalë i urtë.
“Mua më duket se Tola do ta dominonte Redin goxha. E kam si ndjenjë, edhe ta kishte në shtrat do e rrihte. Tola ka goxha dominancë para tij, Redi duket shumë i urtë deri tani”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në studio.