Floriana Garo zgjedh emrin e veçantë për vajzën që do vijë në jetë: Tek ky ngela – AlpeGossip
Floriana Garo zgjedh emrin e veçantë për vajzën që do vijë në jetë: Tek ky ngela

Floriana Garo zgjedh emrin e veçantë për vajzën që do vijë në jetë: Tek ky ngela

Moderatorja shumë e dashur për publikun e cila prej disa muajsh i është larguar ekranit dhe po shijon në privatësi pritjen e ëmbël, Floriana Garo së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Gjatë kësaj kohe moderatorja ka zbuluar rrallëherë barkun e rrumbullakosur me fotot që poston në rrjete sociale, por kuriozitet ka mbetur ende emri që ajo dhe bashkëshorti Enis Daci kanë zgjedhur për vajzën.

Në një intervistë për “Energy Radio”, Floriana zbuloi se ka zgjedhur një emër jo tamam shqiptar që e ka gjetur në internet teksa po kërkonte.

“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër. Pasi i zbulova mirë domedhënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethenie, e vendosëm”, u shpreh Floriana.

E pyetur nëse e ka bërë dhomën e bebes gati, Floriana tha se do e mbajë vajzën fillimisht në dhomën e saj.

“Me thënë të drejtën dhomën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”, u shpreh moderatorja.