Ditën e sotme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram disa poza me mamanë e saj dhe atë të Besit, duke bërë urimin më special me rastin e festës së 8 Marsit.
Tani që ka sjellë në jetë Ajkën, ajo e ka kuptuar më mirë ç’do të thotë të jesh mama dhe këtë ia tregon publikisht mamasë së saj.
“Mam, te kam uruar gjithmone per 8-Marsin. Por nuk e kam pasur ndjesine kurre sa sot. Te jesh Nene, e shenjte si ty, si ju. Mam, urime shpirt, dhimbja dhe loti im. Krahet dhe perqafimi im, preheri im dhe supi ku jam mbeshtetur per here te pare. Faleminderit Mam, per gjithcka. Faleminderit Mami i Besit, Shpresa, me dhe djalin dhe ngrohtesine qe kisha shpresuar gjithe jeten. Perqafime dhe gezuar per te gjitha nenat.”- shkruan Xhensila krahas fotove.