Robert Berisha është një ndër meshkujt më të komentuar të showbizit dhe ndër më të ndjekurit në rrjete sociale, ku publikon shpesh momente të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Megjithëse poston herë pas here foto të Norës dhe të vajzës së tyre Renee, nuk ka rastisur t’a shohim mamanë e Robertit në profilin e tij.
Ditën e sotme, ai e ka uruar të ëmën me rastin e festës së 8 Marsit dhe foton e saj e ka publikuar në Instastory.
“Urime 8 marsin mami”- shkruan Roberti krahas fotos së të ëmës, të cilës duket se Roberti i ngjan shumë.