I QAU NË EMISION/ Ermal Mamaqi rrëfehet për incidentin: “Si më ngriti kurth Alyne!” – AlpeGossip
I QAU NË EMISION/ Ermal Mamaqi rrëfehet për incidentin: “Si më ngriti kurth Alyne!”

I QAU NË EMISION/ Ermal Mamaqi rrëfehet për incidentin: “Si më ngriti kurth Alyne!”

Moderatori Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë për incidentin që i ndodhi me partneren e blogerit të njohur të udhëtimeve, Alyne.

Në një intervistë për “Provokacia” Mamaqi ka thënë se ajo i ka ngritur një kurth. Ermali justifikohet me faktin se duke qenë se Alyne mbron të drejtat e grave, ka shfrytëzuar emisionin e tij, për të dhënë mesazhe se në Shqipëri trajtohen gratë si objekte.

“Aline me ngriti një kurth mua, duke shfrytëzuar momentin në emision për të mbrojtur kauzën e saj në mbështetje të grave.

Kjo vajzë ishte shumë e talentuar për ta shfrytëzuar momentin. Duke e parë veten si aktiviste për mbrojtjen e femrave, tha po e shfrytezoj këtë moment dhe e bëri.

Po përgatis një video që do të dalë këtë javë dhe do të sqarojë se ky emision është për humor, dhe nëse ne do të analizonim çdo fjalë, çdo veprim, nuk do të qeshnim kurrë’, shprehet Mamaqi.

Intervista e blogerit Nuseir Yassin e transmetuar javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas incidentit që ndodhi me të dashurën e tij Alyne.

Kjo e fundit u prek nga pyetja dhe qau me ngërshëri pasi u ndje e fyer si femër kur dëgjoi Kejvinën t’i drejtohej Nuseir-it: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.