Ermali ka treguar në “Jo vetëm modë” se Ami ende nuk e ka lexuar librin e tij pasi dëshiron që çdo projekt të tij ta përjetojë si publik. Teksa fliste për librin “Në garë me veten”, Ermali u shpreh se ky projekt është në linjë me gjërat që ai bën dhe që e mbajnë Amin të dashuruar pas tij.
“Ami mbështet çdo inisiativë timen. Kemi këto bisedat në çift dhe më thotë: Hë mo shkrimtar. Nuk është një profesion që unë do investohem, është përmbledhje e eksperiencave të mia që njerëzit edhe pa bërë trajnimin të marrin informacion si të ndryshojnë jetën e tyre. Ami ende nuk e ka lexuar librin, ashtu siç bën edhe me filmat e mi. Dëshiron ta përjetojë si eksperiencë njësoj si publiku i zakonshëm. “Në garë me veten” është një linjë në të cilën unë dua të ruaj ritmin tim si një bashkëshort dhe të zë vendin tim që ta bëj Amin gjithmonë të jetë e dashuruar me mua”, u shpreh Ermali.