NUSJA HAKMERRET NË ALTAR/ Në vend të betimeve lexon mesazhet e tradhëtisë së burrit – AlpeGossip
NUSJA HAKMERRET NË ALTAR/ Në vend të betimeve lexon mesazhet e tradhëtisë së burrit

NUSJA HAKMERRET NË ALTAR/ Në vend të betimeve lexon mesazhet e tradhëtisë së burrit

Teksa ishte në festën e beqarisë me mikeshat e saj, një ditë përpara dasmës, një nuse bzuloi se partneri e kishte tradhëtuar. Asaj i erdhi një mesazh në telefon “Unë s’do të martohesha me të. Do të martohesh ti?” dhe shumë screenshot-e të bisedave të tij me një femër tjetër.

Gruaja e tregoi historinë e saj tek një faqe australiane “Whimn”, ku ish-burrit i vendosi nofkën Alex. Ajo nuk e anuloi dasmën pasi gjithçka ishte paguar dhe të ftuarit kishin udhëtuar drejt vendit ku do të mbahej ceremonia, mirëpo vendosi të hamerrej në altar.

“Trupi yt është i hatashëm dhe dreqin, ti di si ta përdorësh. Do të doja që e dashura ime të kishte gjysmën e aftësive që ti ke.”

“Më mungon shumë, nuk resht duke të menduar. S’kam përjetuar kurrë një lidhje të tillë më parë.”- ishin mesazhet që ajo i lexoi para partnerit dhe të ftuarve dhe pa se ai filloi të zbehej në fytyrë. Më pas, ai u largua nga kisha me kokën ulur, ndërsa nusja dhe shoqet e saj vazhduan festën gjatë mbrëmjes.