“S’KA BURRA PËR MUA, S’MË HYJNË NË PUNË”/ Ish e dashura e politikanit të njohur shqiptar rrëfen sekretet e marrëdhënieve të saj me meshkujt (FOTO) – AlpeGossip
“S’KA BURRA PËR MUA, S’MË HYJNË NË PUNË”/ Ish e dashura e politikanit të njohur shqiptar rrëfen sekretet e marrëdhënieve të saj me meshkujt (FOTO)

“S’KA BURRA PËR MUA, S’MË HYJNË NË PUNË”/ Ish e dashura e politikanit të njohur shqiptar rrëfen sekretet e marrëdhënieve të saj me meshkujt (FOTO)

Xhesika Ndoja prej vitesh vazhdon të jetë shumë e komentuar në media dhe jeta e saj private nuk ka mbetur jashtë vëmendjes, madje është përfolur dhe për lidhjen e saj me një ish-deputet. Këngëtarja ndihet e plotësuar me suksesin që ka arritur dhe tanimë i është futur edhe kinemasë e luan në filmin “Gjurmë pa shenjë”.

Në një intervistë për “Panorama plus”, ajo tregon se nuk i bën më përshtypje as martesa, pasi siç shprehet është bërë ‘vetë grua e vetë burrë’.

“Dashuria për mua është shumë e vlefshme dhe s’do qëndroja kurrë me dikë nëse s’do ta doja. Burra ka, por për mua s’ka sepse unë pjesën më të bukur të jetës sime po e kaloj vetëm. Më vonë burri s’më hyn në punë më, sepse jam bërë vetë burrë e vetë grua dhe s’më bën përshtypje më asgjë”, është shprehur Xhesika.