Rrëfehet Gugu, këngëtarja flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO) – AlpeGossip
Rrëfehet Gugu, këngëtarja flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO)

Rrëfehet Gugu, këngëtarja flet për herë të parë për shtatzëninë (FOTO)

Prej ditësh në portalet e vendit ka qarkulluar lajmi se këngëtarja e njohur Merita Haxhia ose siç e njeh publiku Gugu, është në pritje të një fëmije. Gjithçka nisi nga një postim që këngëtarja bëri në profilin e saj në Instagram ku kishte shkruar ‘Bebe’.

Mirëpo edhe pse ky lajm u morë si i mirëqenë nga të gjithë, në fakt Gugu ditën e sotme në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ka rrëfyer se nuk është në pritje të ëmbël.

Këngëtarja është pyetur nga gazetarja se nëse është shtatzënë dhe ajo ka habitur me përgjigjen e saj.

“Mendoj që publiku është në pritje të ëmbël të suprizave që vijnë nga Gugu për pak kohë.”, ka treguar Gugu, duke ju referuar projekteve të reja muzikore.

Përveç kësaj ajo ka folur edhe për projektet e saj të reja ku ka treguar se shumë shpejt do të sjell një album të ri. Ajo madje është pyetur edhe se nëse e sheh veten nënë në të ardhmen dhe Gugu ka treguar se: “Veten e mendoj nënë në çdo moment, sepse mendoj se është gjëja më e bukur që ndodh në trupin dhe shpirtin e një femre. Nëse është dikush që më do pranë, fëmija është bekim në çdo moment.