NA BESONI OSE JO/ Këto pantallona janë trendi më komod i këtij viti (FOTO) – AlpeGossip
NA BESONI OSE JO/ Këto pantallona janë trendi më komod i këtij viti (FOTO)

NA BESONI OSE JO/ Këto pantallona janë trendi më komod i këtij viti (FOTO)

Kemi parë të veshura kryesisht nga vajzat e familjes Kardashian, por pantallonat e shkurtra të çiklistëve mund të themi me plot gojën se kanë kryesuar trendet e këtij viti. Harrojini xhinset e shkurtra, me zinxhirë dhe xhepa. Këto pantallona të rehatshme janë një shpikje gjeniale e modës.

Në vitet ’80 “pantallonat e çiklistëve” ishin një trend i padiskutueshëm. Kryesisht me printe shumëngjyrëshe dhe copa me shkëlqim, kjo veshje e rehatshme përdorej në ato vite si për palestër po ashtu edhe në jetën e përditshme.

Sot kompani të njohura të modës po bëjnë namin duke hedhur në treg modelet e tyre të pantallonave çiklistike. Këto pantallona komode mund t’i gjeni online për më pak se 5 dllarë.

Kush tha se moda dhe rehatia nuk ecin në të njëjtën linjë?