Këngëtari shqiptar fshin të gjitha fotot nga Instagram-i: Dua të dukem pak interesant… – AlpeGossip
Këngëtari shqiptar fshin të gjitha fotot nga Instagram-i: Dua të dukem pak interesant…

Këngëtari shqiptar fshin të gjitha fotot nga Instagram-i: Dua të dukem pak interesant…

Fshirja e të gjitha postimeve nga Instagram-i është përdorur shpesh nga personazhet e njohur publikë si një mënyrë për të promovuar projektin e radhës.

Mjaftojmë të kujtojmë rastin e Tylor Swift, e cila në gusht të vitit të kaluar fshiu të gjitha fotot e saj në Instagram para se të publikonte këngën “Look What You Made Me Do”.

Të njëjtën ide duket se po ndjek edhe këngëtari shqiptar Young Zerka. Në profilin e tij të rrjetit social ka vetëm 6 foto, që janë të shkëputura nga projekti i radhës.

 

Por i pyetur nga fansat se, cila është arsyeja që e mori këtë vendim, ai u shpreh: “Të bëhem pak interesant”.

Nga ana tjetër, ai tregoi se shumë shpejt do të dalë kënga e tij e radhës.