“I SHKRETI”/ Monika Lubonja gjithë mllef kundrejt Fedez pasi shau në “Sunny Hill Festival”: E keni vënë re…(VIDEO) – AlpeGossip
“I SHKRETI”/ Monika Lubonja gjithë mllef kundrejt Fedez pasi shau në “Sunny Hill Festival”: E keni vënë re…(VIDEO)

“I SHKRETI”/ Monika Lubonja gjithë mllef kundrejt Fedez pasi shau në “Sunny Hill Festival”: E keni vënë re…(VIDEO)

Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez ishte një ndër artistët ndërkombëtarë që performoi në natën hapse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Reperi italian dhuroi një super spektakël, madje mes të tjerash zbuloi se fjala e vetme që di në shqip është një sharje. “Q**** r*bt” tha ai mes skenës duke shkaktuar ovacione.

Në lidhje me këtë, së fundmi ka reaguar edhe Monika Lubonja, e cila në një video në Instastory shprehet se donte të merrte pjesë në mbrëmjen e djeshme të Festivalit, por kishte frikë se mos e shanin. Duke ironizuar kështu Fedez.

“Faktikisht kisha vendosur të shkoja në natën e fundit të Festivalit që zhvillohet në Tiranë, por kam frikë mos më shajnë siç na shau ai këngëtari italian. Por, në fakt ai i shkret nuk ka asnjë faj se atë fjalë i kanë mësuar. Është për të ardhur keq. Po që ne na pëlqejnë kur na shajnë. A keni vënë re se sa ulërasim, sa gëzojmë, sa duartrokasim. Ishim gati t’i thonim thuaje dhe një herë,”-është shprehur aktorja.

VIDEO

Kujtojmë që kjo ishte hera e parë që reperi italian performoi në vendin tonë por me siguri nuk do jetë e fundit. Fedez dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve të tij kryesore. “La dolce vita’, “Chiamami per nome”, “Meglio del cinema”, “Sapore”, “Bella Storia” ishin disa nga këngët që ai këndoi teksa u shoqërua po ashtu edhe nga artisti tjetër italian Tananai. Gjatë performancës së tij ai premtoi se herën tjetër do performojë në Tiranë falas.