Mos e besoni po deshët por vetëm ‘Vetting’-u mund ta kthejë Hueyda El Saied sërish në Shqipëri – AlpeGossip
Mos e besoni po deshët por vetëm ‘Vetting’-u mund ta kthejë Hueyda El Saied sërish në Shqipëri

Mos e besoni po deshët por vetëm ‘Vetting’-u mund ta kthejë Hueyda El Saied sërish në Shqipëri

Hueyda El Saied teksa ka qenë e ftuar këtë të shtunë në studion e Aulonës dhe Fatmës në “Thumb” ka rrëfyer një detaj shumë interesant mbi jetën e saj. Ajo ka treguar se profesionalisht ka vendosur t’i hyjë një rruge të re për të gjetur tashmë veten duke punuar pranë një banke, emrin e së cilës nuk e tregon por thotë se ka mjaft prestigj në botë.

Duke qenë se Hueyda është çertifikuar si eksperte e dallimit të parave të pastra, ajo do të ketë mundësi tashmë të kontribuojë në këtë sektor të bankave. Por gjithashtu kjo e fundit ka edhe një diplomë në Drejtësi si dhe është çertifikuar për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të cilat siç thotë Hueyda mund t’i vendoste në punë këtu në Shqipëri nëse do t’i kërkohej.

Pyetjes së Aulonës dhe Fatmës se çfarë do ta sillte për një kohë të gjatë në Shqipëri, Hueyda i është përgjigjur shkurt: “Vetting”-u duke treguar me pak fjalë se do ishte shumë e lumtur të punonte për Reformën në Dretësi.