DEL VETËM ME PESHQIR NË PUBLIK/ Bleona kërkon që vëmendja të jetë në tjetër vend (FOTO) – AlpeGossip
DEL VETËM ME PESHQIR NË PUBLIK/ Bleona kërkon që vëmendja të jetë në tjetër vend (FOTO)

DEL VETËM ME PESHQIR NË PUBLIK/ Bleona kërkon që vëmendja të jetë në tjetër vend (FOTO)

Intervista e Bleonës në emision” Lartë e poshtë” këtë herë ishte tepër e veçantë.  Ajo ishte veshur vetëm me një peshqir, ndërkohë që kërkonte që vëmendja të mos ishte tek ky fakt por tek ajo çka Bleona ishte në të vërtetë. Pak e çuditshme kjo, por ja çfarë tha ajo:

“Sakrifica më e madhe është jeta private! Unë punoj 18 orë në ditë. Normalisht që kam njerëz që më ndihmojnë, por përgjegjësinë e të gjithë klipit e kam vetëm unë! Kjo është sakrificë! Pastaj njerëzit, i marrin gjërat ashtu siç ata duan. Por unë dua të kërkoj nga ju që të mos shikoni tani vetëm faktin se Bleona dha intervistën e veshur me një peshqir, por atë çfarë unë jam në të vërtetë.”

Gjithashtu e pyetur dhe për gjërat që ka frikë ajo tha se avionët ishin frika e saj më e madhe, por ishin një nevojë në jetën e saj.

“Sepse nëse rri në një vend pa bërë asgjë, jam e vdekur se e vdekur. Por edhe Zoti më ka xhan, kështu që kur jam me njerëz në avion u them: ‘Mos u shqetësoni se nuk ju gjen gjë se i kam punët mirë me Zotin’” – tha Bleona.

Komento