A KA PASUR SHERR MES SAJ DHE ELVANËS? Thyen heshtjen Jonida Vokshi – AlpeGossip
A KA PASUR SHERR MES SAJ DHE ELVANËS? Thyen heshtjen Jonida Vokshi

A KA PASUR SHERR MES SAJ DHE ELVANËS? Thyen heshtjen Jonida Vokshi

Jonida Vokshi ka folur gjatë një interviste për bashkëpunimet e fundit në seriale, konkretisht me serialin HOT të Ermal Mamaqit. Ajo theksoi se u dashurua me rolin e Amandës dhe se ka nisur puna për sezonin e dytë.

A ka pasur diskutime mes njëri-tjetrit në kastin e aktorëve të HOT se kush është më i paguari apo më i miri e më e mira?

“Nuk e di se nuk di sa janë paguar tjerët, ja një pyetje me vend që t’ia bëj Ermalit në sezonin e dytë. Jo vetëm në HOT, në çdo projekt që jam pjesë nuk më intereson sa merr dhe kush dhe pse po merr më shumë apo më pak. Unë vlerësoj veten time, kasti ynë ishte me më të mirët”, tha Jonida në ABC News.

Ndër të tjera, ajo shtoi se i mungon ekrani dhe se e sheh veten edhe në reality show, sepse është koha e tyre. Por, Jonida nënvizoi po ashtu që rikthimin në televizion e kishte në planet e ardhshme, ndërkohë që është e fokusuar në projektet filmike.

A ka pasur ajo një sherr me Elvana Gjatën, një krisje mes tyre siç aluduan portalet? Jonida tha që nuk e ka lexuar fare këtë lajm, dhe nuk është aspak e vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.

Jonida Vokshi gjithashtu rrëfeu disa detaje dhe nga jeta e saj jashtë ekranit. Ajo tregoi se bashkëshorti i saj Besniku është natyrë romantike, e madje ata janë ende në muajin e mjaltit. Në rubrikën 1 jetë 5 këngë, një nga këngët e përzgjedhura nga Jonida ishte “Tennessee Whiskey”, për të cilën tha se e lidhte direkt më Besnikun.

Ky i fundit në fillimet e njohjes i dërgonte mesazhe romantike me vargjet e këngës. Këngë e cila u bë lajtmotiv për çiftin duke qenë edhe kënga e vallëzimit të parë të dasmës.

“Ka një tekst, nuk do thosha tekst, ka një poezi shumë të bukur, përveç muzikës. Copëza nga teksti m’i ka pas treguar Besniku me mesazhe, unë ende s’e kisha dëgjuar këtë këngë. Dhe thosha si shkruan kaq bukur ky mirë shqip dhe anglisht, derisa Besniku më prezantoi më këtë këngë. Në këtë rast nuk ka qenë aq romatik se e ka pas kopjuar, dhe unë mendoja ashtu, por Besnku me të vërtetë shkruan shumë bukur”, tha ajo ndër të tjera.

A janë gati ata për një beb të dytë? Shtatzëninë e parë ajo e ka kaluar shumë chill, dhe ka qenë shumë pozitive, por ende është shpejt për një fëmijë të dytë.

“Pikërisht ngaqë e kam marrë me kaq shumë qejf të presim dhe pak! Por nuk i dihet!”.

Duke qenë se janë një çift romantik dhe ashtu sikurse dhe Jonida u shpreh janë ende në muajin e mjaltit, ajo u pyet nëse ka pasur ndonjë vend të çuditshëm ku kanë bërë dashuri me Besnikun, Jonida tha se janë disa vende, por do t’i mbante sekret.