E kishte fshehur prej kohësh: Melania Trump, me sëmundje të keqe! – AlpeGossip
E kishte fshehur prej kohësh: Melania Trump, me sëmundje të keqe!

E kishte fshehur prej kohësh: Melania Trump, me sëmundje të keqe!

Askush nuk e dinte deri ditën e djeshme se, Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, vuante nga një sëmundje e keqe.

Ajo iu nënshtrua një operacioni, lidhur me atë që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si një tumori beninj në veshkë. Zëdhënësit thanë se, kirurgët kryen një procedurë embolizimi dhe se operacioni doli me sukses, pa komplikime.

48-vjeçarja pritet të kalojë një javë e shtruar në spital, për t’u rikuperuar.

Presidenti Donald Trump shkroi në “Twitter” se, ishte nisur rrugës për ta vizituar. Ai po ashtu shtoi se procedura rezultoi e suksesshme dhe se Melania ndihej më mirë.

Embolizimi përdoret më shpesh për të bllokuar furnizimin me gjak të një tumori benjin apo kancerogjen.

“Zonja e Parë mezi pret të rimëkëmbet tërësisht, në mënyrë që të mund të vazhdojë punën e saj në emër të fëmijëve kudo”, tha zëdhënësja e zonjës Trump, Stephanie Grisham.

Javën e kaluar, ajo zbuloi iniciativën “Be Best” që synon t’u mësojë fëmijëve rëndësinë e shëndetit social, emocional dhe fizik. Melania tha se fushata kishte për qëllim të promovojë një jetesë të shëndetshme.

Burimi: BBC