Alketa Vejsiu dhe stilistja me famë botërore pushojnë në të njëjtin ishull luksoz – AlpeGossip
Alketa Vejsiu dhe stilistja me famë botërore pushojnë në të njëjtin ishull luksoz

Alketa Vejsiu dhe stilistja me famë botërore pushojnë në të njëjtin ishull luksoz

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu këtë vit ka vendosur t’i kalojë pushimet e saj midis Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë. Nga fotot që Alketa ka publikuar në rrjetet sociale ditë më parë shihet se ajo ka qëndruar disa ditë në një ishull të vogël dhe luksoz të quajtur Formentera, i cili ndodhet në Spanjë.

Në një prej postimeve të saj Vejsiu ka treguar se do të rikthehet sërish aty, duke lënë të kuptohet se ky destinacion i ka pëlqyer shumë.

Ndërkohë ky lokacion është përzgjedhur edhe nga stilistja me famë botërore, Elisabetta Franchi dhe familja e saj. Stilistja ka ndarë më ndjekësit virtual pamje fantastike të këtij ishulli.