“PO MË SHFRYTËZON PËR LOJË?” Kiara i kthehet Luizit: Bashkë jemi deri në finale, pastaj… – AlpeGossip
“PO MË SHFRYTËZON PËR LOJË?” Kiara i kthehet Luizit: Bashkë jemi deri në finale, pastaj…

“PO MË SHFRYTËZON PËR LOJË?” Kiara i kthehet Luizit: Bashkë jemi deri në finale, pastaj…

Shpeshherë qëndrimi i gjatë i Kiara Titos në “Big Brother VIP”, është cilësuar si ‘meritë’ e Luiz Ejllit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” është një fjali e përdorur herë pas here si nga banorët e shtëpisë por edhe nga fansat e tyre. Madje së fundmi e ka thënë edhe moderatorja e njohur.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Deri kur jemi bashkë?

Kiara: Deri në finale.

Luizi: Po pastaj?

Kiara: Pastaj shohim.

Luizi: Për lojë po më shfrytëzon?

Kiara: Po.

Pasi e dha këtë përgjigje, moderatorja ka qeshur si për të sqaruar se e gjitha ishte një shaka.

Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother VIP”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, tha këngëtari i njohur.