Këto janë 10 orët më të shtrenjta në botë! Njihuni me çmimet e tyre marramendëse (FOTO) – AlpeGossip
Këto janë 10 orët më të shtrenjta në botë! Njihuni me çmimet e tyre marramendëse (FOTO)

Këto janë 10 orët më të shtrenjta në botë! Njihuni me çmimet e tyre marramendëse (FOTO)

Një pajisje që nuk del kurrë nga moda dhe e ka provuar vlerën e saj me kohën. Një aksesor unisex, stoli klasike që i ka mbijetuar testit të kohës. Nuk ka rëndësi nëse ëhstë një orë dore apo xhepi, sepse janë gjithmonë në stil. Njerëzit mundohen të gjejnë orën e përkryer që përshtatet me stilin e tyre personal. Miliona dhe miliona dollarë janë shpenzuar çdo vit në prodhimin dhe shitjen e këtyre orëve dhe është e habitshme se sa kushtojnë këto artikuj luksozë.

Jeni duke kërkuar për orë? Ja ku ju prezantojmë 10 orët më të shtrenjta në botë:

1. Diamante Graff – Hallucination

Dhe vijmë tek vendi i parë. Ora më e shtrenjtë në botë është Diamantet Graff – Hallucination, e cila kushton plot 55 milionë dollarë.

E përbërë nga diamante me ngjyrë 10 karat jashtëzakonisht të rralla të vendosura në një byzylyk platini duke e shndërruar në një kryevepër.

2. Magjepsësja Graff Diamonds

Numri 2 në listë vjen magjepsësja Graff Diamonds. Vjen me 152.96 karat diamant të bardhë dhe përmban 38.13 karat diamantë në formë dardhë në qendër i cili mund të shkëputet në një unazë. Kushton 40 milionë dollarë.

3. Orë xhepi Breguet Marie-Antoinette

Projektuar fillimisht nga orëbërësi zviceran Abraham-Louis Breguet, puna në këtë mekanizëm sahati filloi në 1782 dhe përfundoi pothuajse gjysmë shekulli më vonë nga djali i tij në 1827, katër vjet pas vdekjes së Breguet.

Përmban të gjitha funksionet e njohura në atë kohë, të tilla si: zile, kronografi, termometër, sekonda, kalendar i përhershëm, përsëritës minutash. Me pak fjalë, nuk është më pak sesa një copë arti. Kushton 30 milionë dollarë.

4. Chopard 201 Karat

Në vendin e 4 në listën e 10 orëve më të shtrenjta në botë vjen Chopard 201-Karat.

Nëse jeni një adhurues i dimantit, në këtë orë do të gjeni diamante me ngjyra të ndryshme.

Me tre diamante me formë zemre , një ngjyrë rozë, një ngjyrë blu dhe një të bardhë – dhe një grup diamanti të bardhë në formë dardhe, të cilat janë të rregulluara në një motiv me lule, gjithashtu ka një diamant të verdhë që ngrihet nga qendra e çdo diamanti në formë zemre.

Dhe me një shtypje të butonit, të tre diamantët në formë zemre hapen. Në gjithë përbërjen e saj ka diamantë 201 karat. Kushton 25 milionë dollarë.

5. Patek Philippe Henry Graves Supercomplication

Ora mekanike më e komplikuar në botë, e ndërtuar pa asnjë ndihmë nga kompjuterët, ky mekanizëm ka 24 orë të ndryshme.

U deshën tre vjet vetëm për të hartuar atë dhe pesë vjet për prodhimin e saj. U dorëzua nga Patek Phillippe , në vitin 1933 për bankierin Henry Graves Jr. i cili e kishte porositur.

Në mesin e funksioneve të ndryshme janë herët e lindjes dhe perëndimit të diellit, përsëritës minutash me Westminster Chimes, kalendar i përhershëm dhe një tabelë qiellore e personalizuar. Dhe besojeni ose jo. Përbëhet nga 920 pjesë. Kushton 25 milionë dollarë.

6. Jacob & Co. Billionaire

Në pozicionin e 6-të të listës vjen ora Jacob & Co . me një skelet të hollë dhe elegante, ora vjen me 260 karat diamantë me smerald dhe 18 karat ar i bardhë. Me një rezervë energjish prej 72 orësh, kjo orë mahnitëse nxjerr nga berëtria çdo orë tjetër. Kushton 18 milionë dollarë.

7. Patek Philippe Ref. 1518 në Stainless Steel

Në vendin e 7 në listën tonë të 10 orëve më të shtrenjta në botë vjen Patek Philippe Ref. 1518 në Stainless Steel. Ora me kalendarin e parë kronografik në botë . Kjo orë ëhstë njëra prej vetëm 4 të tillave që ekistojnë aktualisht.

Ndërkhë që shumica e orëve luksoze Patek janë ngjyrë ari ose ngjyrë të verdhë, ky grup unik vjen në çelik inox. Ora kushton plot 11 milionë dollarë.

8. Hublot Big Bang

Në vendine 8-të vjen ora Hublot Big Bang. Ora përmban një numër rekord diamantesh, plot 1280 të tillë, ku secili është të paktën 3 karat.

Ajo që është edhe më mbresëlënëse është fakti se çdo gur ishte prerë nga i njëjti argjendar i Nju Jorkut me mbi 40 vjet eksperiencë, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë ata të ngjajnë me stilin e njëjtë të nënshkrimit. Ora kushton 5 milionë dollarë.

9. Louis Moinet Meteoris

E dyta vjen ora Louis Moinet Meteoris. Ky edicion i kufizuar i orës vjen me një buton Tourbillon Mars që përmban një fragment të përpiluar të meteorit të gjendur në shkretëtirën Jiddat al Harasis , autentike me një pjesë të planetit mars që ra në tokë.

Meteorit i cili është 180 milion vjet i vjetër është 15 herë më i kushtueshëm se sa çmimi aktual i arit.Ora kushton 4.6 milionë dollarë.

10.Breguet Antique Numër 2667

E nisim listën me contdoën, me Breguet Antique Numër 2667, me çmim prej 4.5 milionë dollarësh.

Bazuar në rezonancë kronometrike, kjo orë xhepi vjen me dy lëvizje.

E përbërë nga ari i verdhë 18 karatësh, ajo vjen me dy shirita të veçantë, një me numër arab dhe një me numra romakë. Me estetikë të rafinuar, reflekton inteligjencën inovative të Breguet he kushton 4.6 milionë dollarë. /intv.al/