Eranda Libohova rrëfen momentin kur Aurela Gaçe i rrëmbeu çmimin: Është momenti më i lezetshëm dhe më… (VIDEO) – AlpeGossip
Eranda Libohova rrëfen momentin kur Aurela Gaçe i rrëmbeu çmimin: Është momenti më i lezetshëm dhe më… (VIDEO)

Eranda Libohova rrëfen momentin kur Aurela Gaçe i rrëmbeu çmimin: Është momenti më i lezetshëm dhe më… (VIDEO)

Eranda Libohova ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Pop Culture” në Top Channel ku rrëfeu për momentin më të lezetshëm, por edhe më të frikshëm të karrierës së saj. Pyetjes së moderatores Dojna, Eranda iu përgjigj kështu:

“Është momenti më i lezetshëm dhe më i frikshëm. Kam harruar tekstin dhe nuk më kujtohej fare. Filloi muzika dhe unë hiç. I them Irmës nën zë që si fillonte. Kthen kokën Irma dhe ma thotë me të shpejtë. E këndova në kohë. Ka qenë festivali aty rreth viteve 2000”.

Tani që e shohim videon, po ta shohim me vëmendje Irma shihet t’i flasë nën zë të motrës.

 

“Apokalips” ishte kënga e dy motrave, që morën pjesë në Festivalin e 38 në RTSH, 1999. Lidhur me këtë festival, Eranda rrëfeu edhe një tjetër incident që kishte bërë bujë në atë periudhë.

“Unë me Irmën ishim rrugës për shtëpi, ikëm e nuk pritëm të mbaronte festivali. Ndërkohë që Adi Krasta do shpallte fituesit ne nuk ishim. Shkoi si shkoi puna, ne ishim fitueset e atij festivali”, tha ajo.

Mesa duket ato u thirrën të këndonin këngën, por ishin larguar. Të nesërmen u shpall fituese Aurela Gaçe me këngën “S’jam tribu” dhe versioni zyrtar ishte se nuk ishin llogaritur mirë pikët. Gjëra që ndodhin!

Eranda zbuloi gjithashtu se është duke punuar me një këngë të re dhe së shpejti do të vijë në një bashkëpunim tjetër me të motrën, Irma Libohovën.