Ironizon femrat, aktori i humorit tregon arsyen: Janë aq të trasha saqë… – AlpeGossip
Ironizon femrat, aktori i humorit tregon arsyen: Janë aq të trasha saqë…

Ironizon femrat, aktori i humorit tregon arsyen: Janë aq të trasha saqë…

Aktorin e njohur Eglein Laknori e kemi parë shumë shpesh duke bërë humor dhe sjellë personazhin e femrës në skenë.

I ftuar në emisionin ‘Why Not’ nga Roza Lati, ai tha se përdor personazhin e femrës për ti ironizuar.

Laknori: Unë bëj shumë shumë personazhe. Unë bëj edhe femra, nuk është se bëj vetëm femra, meshkuj, pleq edhe repistin. Dua të ironizoj. Bëhen ndojëherë aq të trasha, me gjithë respektin për seksin femër sepse e ka bo zoti njësoj si mashkullin por e marr ndonjëherë spunto…

Isha me bashkëshorten në Jalë edhe me një grup shoqëror. Duke qëndruar në buzë të detit është qejfi që ti sheh perëndimin e diellit, përpara meje vijnë dy femra dhe filluan duke bërë foto. I them largohu pak se po shoh detin, po rrij për qejfin tim. Nga këto i marr spuntot, që frymëzohem dhe i godas për këto arsye, se bëhen ndonjëherë më të trasha, nuk e di…Dhe thua, ok se ua rregulloj unë qejfin. Më pëlqen që ti marr si spunto e ti bëj, por jo vetëm femra.