“BREXIT-I E DËRGON KULTURËN NË BURG”/ Yjet britanike i dërgojnë letër të hapur kryeministres Theresa May – AlpeGossip
“BREXIT-I E DËRGON KULTURËN NË BURG”/ Yjet britanike i dërgojnë letër të hapur kryeministres Theresa May

“BREXIT-I E DËRGON KULTURËN NË BURG”/ Yjet britanike i dërgojnë letër të hapur kryeministres Theresa May

Dhjetëra muzikantë, në mesin e të cilëve edhe Sting dhe Ed Sheeran, i kanë dërguar një letër të hapur kryeministres britanike, Theresa May, në të cilën e kanë shprehur shqetësimin se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do ta dërgojë kulturën në një formë burgu duke shtuar se do të goditet edhe industria muzikore.

Teksti i letrës është publikuar në gazetën Observer, ndërsa gjithçka është iniciuar nga muzikanti irlandez, Bob Geldof.

Ndër yjet që e kanë nënshkruar letrën ndodhen edhe dirigjenti Simon Rattle, bateristi i “Queen”, Roger Taylor, si edhe këngëtari amerikan, Paul Simon.

“Brexit do të ndikojë në të gjitha sektorët e industrisë muzikore – turnetë, shitja e albumeve dhe të drejtat e autorit”, thuhet mes tjerash në tekstin dërguar Mayt.

Po ashtu, aty thuhet se tashmë kanë nisur të vërehen pasojat Brexit-it që hyn në fuqi më 19 mars të vitit të ardhshëm.

Muzikantët theksojë se funta ka rënë, gjë që ka sjellë rritjen e çmimeve për blerjen e materialeve të nevojshme apo për huazimin e tyre, ndërkohë që rroga është ulur, që do të thotë zvogëlim i daljes së njerëzve nëpër lokale dhe koncerte.

Geldof ka kërkuar organizimin e një referendumi të ri në lidhje me Brexit-in.