Kur iu fut muzikës dhe publikoi këngën e saj të parë, opinioni publik mendonte se këtë e bëri krah partnerit të saj reperit të famshëm Mozzik.

Por Loredana Zefi na habiti duke na treguar se ajo di shumë më shumë nga muzika.

Këngëtarja shfaqet në një video duke luajtur në piano një melodi klasike, derisa bashkëshorti i saj qëndron prapa duke i ndjerë tingujt e muzikës.

Dyshja së fundmi kanë publikuar edhe këngën “Bonnie and Clyde”, që theu rekorde klikimesh duke marrë mbi 2 milionë sosh vetëm brenda 30-të orësh.

Ata po ashtu po presin që të bëhen prindër të një vogëlushi, i cili shumë shpejtë pritet që të vijë në jetë.