E PYESIN PËR LIDHJEN ME ALBIN/ Alba Hoxha e thotë troç se çfarë e ka koreografin – AlpeGossip
E PYESIN PËR LIDHJEN ME ALBIN/ Alba Hoxha e thotë troç se çfarë e ka koreografin

E PYESIN PËR LIDHJEN ME ALBIN/ Alba Hoxha e thotë troç se çfarë e ka koreografin

Prej muajsh tashmë në media është komentuar se balerina e njohur dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha është në një lidhje me koreografin Albi Nako. Menjëherë pas divorcit me Klaudia Pepen, Albi u pa shpesh herë nën shoqërinë e balerinës së njohur dhe madje në media u përfol se ata po e bënin lidhjen serioze dhe se do fejoheshin.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen pavarësisht se përherë marrëdhënia e tyre ka marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut, Së fundmi Alba i ka kthyer përgjigje fansave në ‘Instastory’ dhe njëri prej tyre e ka pyetur për lidhjen me Albin, por ajo ka mohuar çdo gjë duke treguar se e ka thjesht mik.

“Është bukur dhe eksperiencë e rrallë të kesh për koreograf dhe bashkëpunëtor një artist profesionist si Albi Nako. Me Albin jemi miq të mirë, Ps: Besoj mjafton? Kjo nënkupton që nuk jam me Albin”, ka përfunduar balerina.