FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Robert Berisha – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Robert Berisha

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush Robert Berisha

Një nga djemtë më të komentuar në showbizin shqiptar, Robert Berisha, feston sot ditëlindjen. E besoni apo jo këngëtari i njohur feston sot 43-vjetorin e lindjes! Roberti ka lindur 28 janar në vitin 1978. Për këtë ditë speciale, Roberti ka marrë qindra mesazhe urimi nga miq e fansa të tij.

Robert Berisha ka treguar dhe vetë se ai ndihet shumë më i ri nga mosha që ka dhe ndaj nuk tregon për moshën e tij. Gjithmonë ai është kujdesur për veten, duke u marrë me palestër dhe treguar kujdes për dietën e tij ushqimore.

Dy javë më parë Robert Berisha përjetoi një nga ngjarjet më të trishta, pasi humbi nënën e tij. E ëma e Robertit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të. Gjatë kësaj kohe Roberti e ka kujtuar herë pas here nënën e tij, duke publikuar në rrjete sociale disa nga imazhet më bukura që ka me të. Në këtë ditë të veçante me siguri ai do e ndjejë akoma dhe më shumë mungesën e së ëmës, me të cilën ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.