Modeli spanjoll vjen në Tiranë për klipin e ri të Encës dhe po ua heq trurin femrave (FOTO) – AlpeGossip
Modeli spanjoll vjen në Tiranë për klipin e ri të Encës dhe po ua heq trurin femrave (FOTO)

Modeli spanjoll vjen në Tiranë për klipin e ri të Encës dhe po ua heq trurin femrave (FOTO)

Prej disa muajsh po pritet me padurim që Enca të publikojë videoklipin e saj të ri me titull “Dua” dhe siç duket kjo do të ndodhë shumë shpejt pasi këngëtarja ka nisur xhirimet e videoklipit.

Protagonist në këtë klip do jetë edhe modeli spanjoll Pierluigi Fracassi i cili ka treguar me anë të disa postimeve në Instagram se ndodhet në Tiranë.

“E dua Tiranën”, shkruan ai ndërsa Enca ka postuar një video të modelit në Snapchat duke ja hequr trurin femrave.

Pierluigi njihet për fotot e tij “hot” që poston në Instagram, kështu që edhe videoklipi i Encës pritet të jetë super “hot”.