U NDANË DY VITE MË PARË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
U NDANË DY VITE MË PARË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me të dashurin (FOTO)

U NDANË DY VITE MË PARË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet me të dashurin (FOTO)

Me siguri të gjithë e mbani mend këngëtaren e hiteve “Delicious” apo “Ti mi then kufijte”, Dafina Rexhepi e cila u bë e famshme në vitin 2010 dhe më pas u shkëput për një kohë të gjatë nga muzika.

Në vitin 2017, Dafina u rikthye me një projekt të ri dhe në një intervistë për “Prive”, foli edhe për jetën private ku tregoi se ishte ndarë nga i dashuri i saj.

Megjithatë “Prive” raporton se Dafina është ribashkuar me të dashurin pasi ka postuar një foto me të në rrjete sociale.

Sa i përket anës profesionale, këngëtarja nuk ka bërë të ditur kur do rikthehet me këngë të re.