Kanë nisur edhe këtë vit përgatitjet për festivalin ‘Kënga Magjike’, nga ku artistë të shumtë konkurojnë me njëri tjetrin për të përcaktuar këngën më të bukur. E përpos këngëtarëve të njohur, janë gjithashtu artistë të rinj që konkurojnë për t’u bërë pjesë e skenës më të madhe të muzikës.
Me një juri që i gjykon, ata përzgjidhen nëse vlejnë për të kaluar më pas në netët ‘live’. E si gjithmonë përpos lëvdatave, ka edhe nga ata që e kritikojnë organizimin e festivalit, që si gjithmonë prezantohet nga Ardit Gjebrea.
Një nga komentuesit nuk ka nguruar të shprehë pakënaqësitë e tij lidhur me këngët e huaja që janë prezantuar. “Nuk e di per cfare realiteti e keni fjalen… por une them qe nje kenge e huaj nuk mund te konkuroje me 50 kenge shqiptare apo anasjelltas! Sepse nuk jane ne kushte te barabarta”,-ka përfunduar komentuesi.
Menjëherë është përgjigjur Ardit Gjebrea pas fjalëve të ndjekësit. “Kënga Magjike nuk e njeh konceptin miqësi dhe shoqëri! Fjalën abuzim në adresën time nuk ta lejoj. Nëse të përgjigjem, e bëj jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që lexojnë dhe mund të kenë pikëpyetje. Rregullat e këtij viti kanë ndryshuar totalisht dhe ‘Kënga Magjike’ mbylli një kapitull 20 vjeçar dhe ka hapur një të ri që do sjellë shumë surpriza deri në natën Finale. Shumica nuk do jetë më si më parë.”, shprehet Ardit Gjebrea.