”S’KA LEK”/ Landi Hysa tregon se çdo njeri është në gjëndje të fitojë lekun e tij (FOTO) – AlpeGossip
”S’KA LEK”/ Landi Hysa tregon se çdo njeri është në gjëndje të fitojë lekun e tij (FOTO)

”S’KA LEK”/ Landi Hysa tregon se çdo njeri është në gjëndje të fitojë lekun e tij (FOTO)

Së fundmi, Landi ka ndarë në profilin e tij të instagramit dy foto të shoqëruara nga një histori që i ka ndodhur atij personalisht. Të gjithëve iu rastis që të hasin në rrugë lypsarë të cilët me një shprehi të trishtë, të kërkojnë ndonjë monedhë për të shuar urinë. Edhe artisti është përballur me dikça të tillë dhe ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij.

Në vend se t’i jepte lekët që kërkonte, Landi e ka shtyrë lypsarin që t’i fitonte vetë ato, duke kënduar. Si përfundim ai ka arritur të fitojë akoma më shumë lekë nga c’kërkonte. Qëllimi i këngëtarit është të tregojë se cdo njeri me këmbë e me duar është në gjendje ta fitojë vetë lekun e tij nese ia vendos vetes si parim.

’Te kjo foto, (posht majtas) esht nji lal i vogel (sigurisht qe nuk do i tregoja fytyren) qe mtha: – O kengtaro, na jep iqin lek se ti edhe kno bukur! – Ska lek! – i thash, hajde boj i pun, kno i kong e fitoje.
Lali knoi e fitoi me shum se iqin lek.
Kta personat qe lypin rrugve e dun i zgjidhje!
P.s. maja e llapes jasht nuk esht photoshop.
Shkrimi jodrejtshkrimor ishte per shpejtsi.
Ke ky profili postohen edhe foto jo tbukra.
Shnet.’- ka treguar Landi.