“ZANATI I PARË NUK HARROHET”/ Renato Mekolli kujton kohën kur ishte pjatalarës – AlpeGossip
“ZANATI I PARË NUK HARROHET”/ Renato Mekolli kujton kohën kur ishte pjatalarës

“ZANATI I PARË NUK HARROHET”/ Renato Mekolli kujton kohën kur ishte pjatalarës

Shumë prej VIP-ave nuk e kanë pasur të lehtë të mbërrijnë aty ku janë sot sepse e kanë nisur nga zero, me punë të vogla për të arritur sot majat. Një rast i tillë është edhe ai i Renato Mekollit i cili dikur punonte pjatalarës dhe sot është shef kuzhine.

Së fundmi Renato ka postuar një video në Instastory ku shfaqet duke larë pjatat në shtëpi dhe shkruan se zanatin e parë nuk e harron.

“Lum si ju për shefin që keni. Djalë për shtëpi. Zanati i parë nuk harrohet. Duke larë pjatat fillova, këtë moment më kujtohet çdo gjë. Të fillosh nga zeroja është gjëja më e mirë në jetë”, shkruan Renato.

“Në moshën 14 vjeçare fillova një punë për të nxjerrë shpenzimet e mia dhe nuk doja që të isha barrë e prindërve të mi por ti ndihmoja unë ata për të gjitha. Aty e fillova duke larë pjata dhe avash avash aroma që dilte nga ai restorant, njerëzit që punonin me aq profesionalizëm, seriozitet me aq pasion për atë gjë më bëri që të zhytesha edhe unë më kokë në kuzhinë. Dhe nga ai moment dita ditës dashurohem akoma dhe më shumë”, ka treguar Renato pak kohë më parë në një intervistë mbi eksperiencën e tij.