”PA TY NUK MARR DOT FRYMË”/ Beatrix Ramosaj i feston ditëlindjen qenushes së saj me tortë dhe… (FOTO) – AlpeGossip
”PA TY NUK MARR DOT FRYMË”/ Beatrix Ramosaj i feston ditëlindjen qenushes së saj me tortë dhe… (FOTO)

”PA TY NUK MARR DOT FRYMË”/ Beatrix Ramosaj i feston ditëlindjen qenushes së saj me tortë dhe… (FOTO)

Kushdo që ka qen e di se ata kthehen shumë shpejt në miqtë më të mirë dhe kështu ka ndodhur edhe me Beatrix Ramosaj e cila ka një qenushe të quajtur Bella. Këngëtarja e konsideron si fëmijë Bellën duke e thirrur shpesh “Goca ime, princesha ime”.

Mbrëmë Beatrixi i ka festuar ditëlindjen qenushes me një festë në shtëpi, ku kishte mbledhur njerëzit e saj më të dashur, njëkohësisht personazhe të njohur si e ëma Antigona Ramosaj, i vëllai Albani, mikesha e ngushtë Oriola dhe fotografin Endrit Mërtiri.

Beatrixi e festoi ditëlindjen e qenushes së saj me tortë e shampanjë.

“Gëzuar ditëlindjen shoqes sime të ngushtë, pa të nuk marr dot frymë dhe as jetoj. Bella mamës mbush 3 vjeç sot. Jam shumë e emocionuar sa po qaj. Të dua Bella. Faleminderit që më bekon me dashurinë tënde dhe puthjet e tua çdo ditë. Ti je gjithçka imja”, shkruan Beatrix.