Në fillim të muajit maj një burim për “iconstyle.al” zbuloi surprizën e natës finale të spektaklit “Dancing With the Stars” ardhjen e aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman. Ditën e sotme ai shkeli në tokën shqiptare për herë të parë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Almeda Abazi.
“Iconstyle.al” ndodhej në aeroport për të takuar nga afër aktorin, i cili u shpreh për median tonë:
“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”.
Almeda Abazi ishte kthyer këtë javë në Turqi, një itinerar që e ka ndjekur për gjatë gjithë spektaklit, për t’u rikthyer në Shqipëri me bahskëshortin e saj.
Ajo konfirmoi se, Tolgahan do të bëhet pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”, por u shpreh se roli i tij në finale do të mbetet surprizë deri të shtunën.
Aktori i njohur turk pritet të takojë familjarët e ish-Miss Shqipërisë, me të cilën u martua në shkurt të vitit të kaluar në Los Angeles.