“QENKAN TË DOBËT…”/ Monika dhe Iliri ironizojnë njëri-tjetrin: Të dërgova tek i fejuari… – AlpeGossip
“QENKAN TË DOBËT…”/ Monika dhe Iliri ironizojnë njëri-tjetrin: Të dërgova tek i fejuari…

“QENKAN TË DOBËT…”/ Monika dhe Iliri ironizojnë njëri-tjetrin: Të dërgova tek i fejuari…

Teksa qëndronin te dhoma e gjumit, Monika, Arjola dhe Iliri po bisedonin për momentin kur banorët u ndanë në dy grupe gjatë spektaklit të së premtes.

Banorët duhej të zgjidhnin mes Donaldit dhe Ilirit dhe shumica shkuan me këtë të fundit. Duke qenë se balerini i njohur kishte më shumë pranë tij, duhej të zgjidhte një emër që të kalonte nga grupi i aktorit të humorit.

I vënë paksa ngushtë, Iliri zgjodhi Monikën, të cilën e kishte në krah. Por sa i erdhi momenti që të thoshte një emër për të shpëtuar nga grupi tjetër për nominim, balerini tha menjëherë Monika.

E mbrëmë pikërisht aktorja e njohur i tha atij se si e përcolli për te grupi tjetër.

Pjesë nga biseda:

Monika: Po si më përcolle të parën

Iliri: Po të çova tek i fejuari tjetër

Monika: E para një herë nuk është i fejuari im

Iliri: I fejuari i opinioneve, i dashurisë

Monika: Unë nuk dua të hap debate tani

Iliri: Po mirë, sikur e kishe probleme ti

Monika: Nuk është puna ça kam unë problem, unë kisha problem si më përcolle ti ashtu, unë kurrë s’do të përcillja

Arjola: Më mirë që të përcolli moj Monikë

Monika: Edhe sikur të zihem me ty keq, nuk të dorëzoj

Iliri: Unë të përcolla dhe të zgjodha

Monika: Ti nuk e dije se si do të shkonte muhabeti

Iliri: Ku e di ti?

Monika: Po e shpjegoi live lojën. Unë edhe të zihem keq me ty nuk të jap, pse? Se për karakterin që kemi bërë 5 gjëra. Kemi 1 muaj e gjysmë, grupi-grupi, pema. Nuk je nga ata dashët. Dashët meshkuj qenkan ndryshe nga dashët femra. Qenkan të dobët, të tradhtuakan

Iliri: Nuk tradhton kurrë dashi

Monika: Menjëherë më lëshove