“PAÇ BEKIMET E BOTËS BIR…”/ Andrra Destani i dedikon fjalët më të bukura djalit në 5-vjetorin e lindjes (FOTO) – AlpeGossip
“PAÇ BEKIMET E BOTËS BIR…”/ Andrra Destani i dedikon fjalët më të bukura djalit në 5-vjetorin e lindjes (FOTO)

“PAÇ BEKIMET E BOTËS BIR…”/ Andrra Destani i dedikon fjalët më të bukura djalit në 5-vjetorin e lindjes (FOTO)

5 vite më parë, Andrra Destani dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të parë me një djalë të cilën vendosën ta quajnë Ansi. Në një ditë të shënuar si e sotmja, Andrra ka nxituar të shprehë në rreshta të gjitha emocionet e një momenti të veçantë si ky, duke ndarë gjithë momentet speciale të mëmësisë me Ansin.
“5 vite me pare, jeta me perkedheli embel, me emocionin qe ende sot me mbush shpirtin plot! Te pash syte, e kuptova se ne vijim do jetoja mbi enderr. Me mendjen tek ty, zgjohem e fle, sepse te kam bekim prej Zotit, qe zgjodhi t’me ledhatonte me dhuraten e jetes. Te shoh teksa rritesh, aq i vogel ende por mjaftueshem per te qene streha ime e ngrohte, e paqte dhe besnike, e per mua s’ka rrahje zemre me te forte. Embelsia jote, dashuria e pakursimte qe jep, perkujdesi per vellain, jane buqeta me e bukur e diteve te mia! Jeta eshte e gjate, do te rrezohesh e ringrihesh, por dije se ne cdo hap s’do te jesh kurre i vetem, do te jemi gjithnje kater. Kurre mos e ndal vrapin e jetes, per asgje e askend! Pac bekimet e botes biri im, dashuria ime e pakushtezuar, rrezja e diellit qe me ngroh shpirtin… Gezuar ditelindjen, parajsa ime mbi toke! ANSi ❤️ @sinanhoxha_”, ka shkruar ajo.
Andrra dhe Sinani u bënë prindër për herë të dytë vetëm disa javë më parë me një tjetër djalë, të cilën e quajtën Ayan.