“SA E KE NATËN…?” Ja si i përgjigjet Enca pyetjes së ndjekësit: Sa gjithë… (FOTOT) – AlpeGossip
“SA E KE NATËN…?” Ja si i përgjigjet Enca pyetjes së ndjekësit: Sa gjithë… (FOTOT)

“SA E KE NATËN…?” Ja si i përgjigjet Enca pyetjes së ndjekësit: Sa gjithë… (FOTOT)

Të jesh personazh publik, ndonjëherë do të thotë të pranosh çfarëdolloj komenti që bëhet për ty, nga personazhe publikë ose jo.

S’mund t’i detyrosh të gjithë të të pëlqejnë dhe s’mund t’i ndryshosh të gjithëve mendimin që kanë për ty, mirëpo komentet mund t’i marrësh me sportivitet.

Kështu ka bërë edhe këngëtarja Enca Haxhia, të cilës i është bërë një pyetje tepër e shëmtuar nga një ndjekës në Instagram.

“Sa e ke natën?”- e pyet dikush dhe nëse po prisnit që Enca të mërzitej apo acarohej keq, e keni gabim. Me qetësi, ajo ia ka kthyer ndjekësit:

“Sa gjithë yjet e botës”.

Më tej, ajo shkruan: “Mos më bëni pyetje budallaqe. Paratë s’mund të më blejnë, por mund të më blejnë mua një unazë të bukur diamanti.”

Epo, ky ishte një mësim i mirë për të gjithë!

Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.

Në fakt ajo duket se do e mbaj fjalën dhe shumë hite janë rrugës. Para disa ditësh ajo tregoi se po bëhet gati të publikojë këngën “Rakia”, për të cilën u shpreh e bindur se publiku do e pëlqejë shumë.

Ndërkohë ditën e sotme Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.

“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpiqem t’i përziej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca.