PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Motoçiklisti ngrihet në këmbë për të shoqëruar vajzën drejt altarit (FOTO) – AlpeGossip
PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Motoçiklisti ngrihet në këmbë për të shoqëruar vajzën drejt altarit (FOTO)

PAS AKSIDENTIT TË RËNDË/ Motoçiklisti ngrihet në këmbë për të shoqëruar vajzën drejt altarit (FOTO)

Pas një aksidenti të rëndë, një baba mblodhi forcat dhe u ngrit sërish në këmbë për të shoqëruar vajzën në altar për martesë.

Motoçiklist John O’Brien, 48 vjeç, nga Warrington, Cheshire u përplas me një makinë dhe rrezikoi jetën, por mjekët bënë të pamundurën që ta mbanin gjallë.

Ata nuk pritën që të vinte ambulanca për ta çuar në spital, por bënë ndërhyrje emergjente në mes të rrugës. Ata i prenë gjoksin për ti masazhuar zemrën që të mos ndërronte jetë nga ataku kardiak.

Në aksidentin që ndodhi tetorin e vitit 2018, ai theu kafkën, shpinën, dorën dhe copëtoi legenin.

Mjekët thanë se askush tjetër në botë nuk i ka mbijetuar traumave kaq të ashpra, por John ia doli.

Ai preku zemrat e të gjithëve kur u pa duke ecur në krah të vajzës 26-vjeçare Amy, të cilën po e shoqëronte për ditën më të rëndësishme të jetës.