TË GJITHË E NJOHIM SI KEJVINA/ Bukuroshes për pak desh i vendosën emrin më të çuditshëm vetëm sepse lindi të premten – AlpeGossip
TË GJITHË E NJOHIM SI KEJVINA/ Bukuroshes për pak desh i vendosën emrin më të çuditshëm vetëm sepse lindi të premten

TË GJITHË E NJOHIM SI KEJVINA/ Bukuroshes për pak desh i vendosën emrin më të çuditshëm vetëm sepse lindi të premten

Të gjithë e njohim sot si Kejvina Kthella, bukuroshen bjonde që ishte pjesë e programit të humorit, “Xing me Ermalin”.

Por nëse nuk do të ishte për tezen e Kejvinës, sot ajo do ta kishte emrin Prena. A e imagjinoni dot Prena e “Xing me Ermalin”?

Ideja e këtij emri ishte e nënës së Kejvinës. Bukuroshja e ekranit ka treguar në Instastory gjatë një interviste online me ndjekësit, se ka lindur ditën e premte, ndaj dhe nëna e saj dëshironte ta quante Prena.

Por ishte falë tezes së Kejvinës që asaj i vendosën emrin që ka.

“Kush ta ka vendosur emrin se është shumë i bukur?”, e pyet një ndjekës.

“Tezja ime! Shyqyr që ishte ajo se mami donte të ma vendoste emrin Prena se kisha lindur të premte. Imagjino Prena te Xingu”, i përgjigjet Kejvina duke qeshur.