E DINIT? Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese – AlpeGossip
E DINIT? Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese

E DINIT? Farat Chia plotësojnë të gjitha nevojat e trupit për lëndët më të rëndësishme ushqyese

Farërat  janë një minierë mineralesh e lëndësh ushqyese e kjo është  arsyeja pse shumë ekspertë të shëndetit apo nutricionistë e dermatologë rekomandojnë që këto të fundit t’i përfshini në regjimin tuaj të përditshëm. Në varësi të nevojave tuaja, mund të hani farëra të ndryshme, por ato të Chias e të kungullit janë më të shëndetshmet. Living do të listojë të gjithë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumi i këtyre të fundit.

Dy lugë fara chia pëmbajnë

64% me shumë kalium se një banane
2 herë më shume antioksidante se boronicat
Plotesojne 41% te nevoja te trupit per fibra
5 here me shume kalcium se qumeshti
100% me shume omega3 se salmoni
3 here me shume hekur se spinaqi
20% proteina
Plotesojne 32% te nevojave te trupit per magnez

Astekët ishin të parët që e përmendin farën Chia si ushqimin bazë që e kishin përdorur si pjesë të ritualeve fetare, por edhe për qëllime mjekësore.
Chia është bimë e pasur me acide yndyrore omega-3, proteina dhe fibra; gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Fara Chia është shumë e mirë për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës. Forcon organizmin dhe ndikon pozitivisht në organet e tretjes. Nutricionistët pohojnë se fara Chia janë një prej gjërave më të mira që mund të konsumoni në qoftë se ndihemi të pa energji sepse ndikojnë në funksionimin e muskujve dhe i japin trupit energji prandaj edhe përdoret shpesh nga atletët. Kjo farë përmban rreth 37 për qind të fibrave ushqyese të cilat ndihmojnë punën e zorrëve.